Lidhje

Ngushëllime për Nënën Mbretëreshë - 2002-03-31


Udhëheqësit botërorë, nga Shtëpia e Bardhë deri në Kremlin, po shprehin homazhe për Nënën Mbretëreshë të Britanisë e cila vdiq të shtunën në Kështjellën Windsor në moshën 101 vjeçare, duke patur pranë të bijën, Mbretëreshën Elizabeta e Dytë. Presidenti Bush dhe Zonja e Parë, Laura Bush, shprehën pikëllim të thellë. Kryeministri britanik, Tony Blair, e quajti Nënën Mbretëreshë një simbol të fisnikërisë dhe kurajos britanike. Princi Charles, i cili po kalonte pushime në Zvicër bashkë me të bijtë, William dhe Harry, u rikthye për të përcjellë gjyshen e tij. Ajo do të varroset përbri bashkëshortit, Mbretit Xhorxhi i 6-të në Kështjellën Windsor në perëndim të Londrës.

XS
SM
MD
LG