Lidhje

Arafat vazhdon i rrethuar - 2002-03-31


Udhëheqësi palestinez Yasser Arafat vazhdon të ndodhet i rrethuar brenda kompleksit të tij në Ramallah të Bregun Perëndimor nga trupat izraelite, autoblindat dhe tanket. Zoti Arafat tha se jeta e tij është në rrezik nga operacioni ushtarak izraelit që hyri në ditën e tretë të tij. Por udhëheqësi palestinez dukej sfidues gjatë një interviste për rrjetin televiziv CNN dhe i drejtoi një thirrje urgjente opinionit ndërkombëtar për të ndalur atë që ai e cilësoi si ”agresion izraelit.” Gazetarët thonë se zoti Arafat ndodhet në mes të personelit të tij të sigurimit. Me të janë edhe 40 pacifistë nga vendet perëndimore të cilët kanë arritur të futen deri në kompleksin e tij. Ushtria izraelite e ka deklaruar tani Ramallahun si një zonë të mbyllur ushtarake.

XS
SM
MD
LG