Lidhje

Francë: shkencëtarët klonojnë lepuj - 2002-03-31


Shkencëtarët francezë thonë se kanë arritur të klonojnë me sukses lepujt. Ky njoftim i fut lepujt në listën e kafshëve të klonuara së bashku me delet, lopët, dhitë, minjtë, derrat dhe macet.

Shkencëtarët e Instutit Kombëtar Francez për Kërkimet Bujqësore pranë Parisit pohojnë se të ”prodhosh” lepuj në laborator mund të duket si diçka e tepërt, po të kesh parasysh aftësinë e tyre për t’u shumëzuar, por lepujt dhe minjtë luajnë një rol parësor në studimet mjekësore. Klonimi i lepujve mund të ndihmojë në shërimin e sëmundjeve të ndryshme te njerëzit.

Drejtuesi i grupit kërkimor, Zhâ-Pol Renar thotë se katër lepuj-femra janë klonuar që para një viti. Për të bërë publike këtë arritje ekipi i shkencëtarëve priti deri sa lepujt arritën fazën e pjekurisë dhe filluan të shumëzohen normalisht përmes çiftimit natyral.

XS
SM
MD
LG