Lidhje

Berlusconi në Moskë - 2002-04-01


Presidenti rus Vladimir Putin dhe kryeministri italian Silvio Berlusconi do të takohen sot në Moskë për bisedime që synojnë zgjerimin e lidhjeve politike dhe ekonomike.

Ministra kryesorë të kabineteve të këtyre vendeve do të punojnë me dy drejtuesit për të përcaktuar drejtimin e bashkëpunimit në të ardhmen. Bisedime pritet të përfundojnë me nënshkrimin e dokumenteve dy-palëshe.

Dy udhëheqësit u thanë dje gazetarëve se dëshirojnë të zgjerojnë bashkëpunimin në fushën e hapësirës dhe teknologjisë. Ata i bënë këto komente pas bisedimeve jo-zyrtare në rezidencën e zotit Putin në pikën presidenciale të pushimit në Sochi të Detit të Zi.

Bashkëpunimi i Rusisë me Naton si dhe integrimi i mëtejshëm në organizatat evropiane pritet të jenë ndër temat e bisedimeve të sotme.

Zoti Berlusconi i tha agjencisë së lajmeve Itar Tass se Rusia ka potencial të madh për rritje dhe se ai është një përkrahës i fortë i zhvillimit të lidhjeve më të ngushta ndërmjet Rusisë dhe Bashkimit Evropian.

Zoti Berlusconi po zhvillon një vizitë dy ditëshe në Rusi. Ai ka në plan të takohet edhe me kryeministrin rus Mikhail Kasyanov para se të kthehet sonte në Itali.

XS
SM
MD
LG