Lidhje

Konferenca e vendeve islamike përfundon punimet në Malajzi - 2002-04-01


Të dërguarit nga shumica e vendeve islamike të botës i dhanë fund një konference triditëshe në Malajzi, duke deklaruar se lufta e palestinezëve për një shtet të pavarur nuk është luftë terroriste.

Në një dokument prej 5 faqesh të lëshuar sot, ministrat e jashtëm dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Organizatës së Konferencës Islamike, të përbërë nga 57 vende anëtare, thanë se shpërthimet vetëvrasëse palestineze ishin një reagim ndaj “Terrorizmit Shtetëror” izraelit në territoret palestineze.

Ata deklaruan se e dënojnë terrorizmin në të gjitha format dhe shfaqjet e tij. Ndonëse u zotuan të përkufizojnë terrorizmin dhe shkaqet e tij rrënjësore gjatë punimeve të konferencës, ata nuk arritën të bien dakord lidhur me një përkufizim të përgjithshëm.

XS
SM
MD
LG