Lidhje

Formohet Partia e Re e Kosovës - 2002-04-03


Ish kryeministri i Kosovës në mërgim Bujar Bukoshi formon “Partinë e Re të Kosovës”…Shefki Morina njofton.

Në Prishtinë sot u bë promovimi i Partisë së Re të Kosovës. Nismën për formimin e kësaj partie e ka marrë ish kryeministri i Kosovës në mërgim, Bujar Bukoshi. Zoti Bukoshi theksoi se synimi kryesor i partisë është pavarësia e Kosovës, ndërsa veprimtarët e saj do të angazhohen në luftën kundër korrupcionit dhe krimit të organizuar. Ai tha se nga autoritetet ndërkombëtare partija do të kërkoi më shumë hapësirë dhe bartje të përgjegjësive tek vendorët.

“Partia e Re e Kosovës” është emri i partisë, e cila prej sot do ti bashkangjitet skenës politike, ndërsa promovimi i saj u bë në Prishtinë me nismën e ish kryeministrit të Kosovës në mërgim, Bujar Bukoshi. Zoti Bukoshi tha se synimi kryesor e kësaj partie është pavarësia e Kosovës dhe në këtë kuadër do të luaj rol aktiv në politikën e vëndit, duke nxitur lëvizje në mendimin politik shqiptarë për të bashkërenduar qëndrimet që kanë të bëjnë me cështjet madhore për të ardhmen e Kosovës.

Partija e Re e Kosovës është parti e shanseve të reja dhe veprimit të ri politik, është parti që angazhohet që të mos ketë më shanse të humbura në Kosovë. Partija jonë, tha zoti Bukoshi, në rend të parë do t’i drejtohet faktorit shqiptar për më shumë përgjegjësi dhe Misionit të Kombeve të Bashkuara për më shumë hapësirë dhe bartje të përgjegjësive egzekutive”. Zoti Bukoshi theksoi se rezoluta 1244 përcakton qartë përgjegjësit që ka misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë, prandaj sipas tij ai duhet të qeverisë në tërë territorin e Kosovës përfshirë këtu edhe enklavat serbe e në vecanti pjesën veriore të qytetit të ndarë të Mitrovicës, ndërsa partia e re, nënvizoi ai, do të angazhohet për integrimin e pakicave kombëtare në të gjitha sferat e jetës në Kosovë.” Ata do të jenë të përfaqësuar në institucionet dhe organet e Kosovës, por jo të stërpërfaqësuar. Ata do të jetojnë në një shtet ku sundon ligji që siguron dhe garanton liritë dhe të drejtat e të gjithëve dhe i mbron nga diskriminimi. Jemi të vetëdishëm, thotë zoti Bukoshi, se kjo është punë e rëndë për të githë dhe një proces i gjatë, por është obligim që si shumicë të marrim pjesën e përgjegjësisë për hirë të ardhmërisë së Kosovës”. Zoti Bukoshi tha se partija e re, duke mbështetur administratën ndërkombëtare, do të angazhohet për të luftuar korupsonin dhe krimin e organizuar në Kosovë, dukuri këto që, sipas tij, janë pengesë kryesore për një të ardhme më të mirë. Ai njoftoi se këshilli nismëtar po bën përgatitjet për mbajtjen e kuvendit të parë të partisë ku edhe do të zgjidhen organet drejtuese. Në këtë këshill gjenden emrat e disa veprimtarëve të deritanishëm të Lidhjes Demokratike, përfshirë edhe ish ministrat e qeverisë së Kosovës në mërgim.

XS
SM
MD
LG