Lidhje

Afganistani arreston 300 të dyshuar - 2002-04-04


Zyrtarët afganë thonë se të paktën 300 persona janë arrestuar gjatë javës së kaluar pas njoftimeve rreth një komploti për përmbysjen e qeverisë së udhëheqësit të përkohshëm, Hamid Karzai.

Zyrtarët thonë se shumica e të arrestuarve janë anëtarë të grupit radikal Hezb-e-Islami, që drejtohet nga ish-kryeministri Gulbudin Hekmatyar, një kundërshtar i hapur i pranisë ushtarake amerikane në Afganistan.

Një zëdhënës i paqeruajtësve ndërkombëtarë në Kabul tha se ndër të arrestuarit bëjnë pjesë edhe pjesëtarë pakistanezë të grupit militant Jammat-e-Islami, i cili ka qenë mbështetësi kryesor i zotit Hekmatyar në Pakistan.

XS
SM
MD
LG