Lidhje

Intervistë me analistët Fatos Lubonja dhe Rezear Xhaxhiu mbi paktin socialist - 2002-04-04


Ne Shqipëri socialistët ranë dakort mbrëmë për të mbyllur konfliktet mes tyre në mënyrë që t'i hapin rrugë përshpejtimit të reformave në vend dhe vecanërisht procesit të hapjes së bisedimeve me Bashkimin Evropian për marrëveshjen e asocim stabilizimit. Dokumenti i quajtur pakt politik për stabilitetin e PS në qeverisje u miratua nga te dy grupimet brenda kësaj partie. Te dyja palët ranë dakort për t'i dhënë mbështetje të plotë qeverisë së kryeministrit Pandeli Majko, zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të propozuar nga Partia Socialiste dhe mbylljen e debateve mes tyre. Sipas këtij pakti cështja e referendumit të nisur nga kryetari Nano do t'i lihet në dorë vullnetit të anëtarësisë së partisë, ndërsa grupi i mbështetësve të ish kryeministrit Ilir Meta ka hequr dorë nga kërkesa për votbesimin e kryesisë dhe sekretarëve të saj.

XS
SM
MD
LG