Lidhje

Nga Afganistani - 2002-04-05


Ushtria amerikane thotë se në Afganistanin lindor po qarkullojnë trakte që ofrojnë shpërblim për vrasjen e të huajve që kanë lidhje me fushatën ndërkombëtare të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara kundër terroristëve Talebanë dhe të al-Qaida-s. Një zëdhënës i ushtrisë amerikane thotë se traktet u gjendën në luginën Shahi Kot të provincës së Paktias. Ai tha gjithashtu se forca të posaçme amerikane që patrullojnë zonën u sulmuan me raketa javën e kaluar, por nuk pati viktima. Zyrtarë amerikanë thonë se ka shenja se forcat e al-Qaida-s dhe Talebane janë ende aktive në rajon dhe vazhdojnë të paraqesin rrezik për forcat amerikane, qytetarët vendas dhe gazetarët.

XS
SM
MD
LG