Lidhje

Kalendari Historik 6 prill - 2002-04-05


Më 6 prill 1789 Kongresi zhvilloi sessionin e tij të parë sipas ligjeve të Kushtetutës së re Amerikane. Dhoma e Përfaqësuesve dhe Senati zhvilluan një sesion të përbashkët në qytetin e New Yorkut për të numëruar votat elektorale për president dhe nën-president. Në bazë të kushtetutes së re, ai që kishte marrë numrin më të madh të votave do të bëhej president, ndërsa ai që zinte vendin e dytë për nga numri i votave do të ishte nën-president. Kongresi deklaroi se George Washingtoni ishte zgjedhur president ndërsa John Adams nën-president. Më pas Kongresi u dha urdhër korrierëve të njoftonin të dy kandidatët për rezultatet e zgjedhjeve. Pas kësaj, anëtarët e Kongresit u ndanë në komisione dhe filluan të planifikojnë ceremoninë e inaugurimit te presidentit.

Në orët e para të datës 6 prill 1917 Kongresi miratoi një deklaratë lufte ndaj Gjermanisë. Debati në Dhomën e Përfaqësuesve kishte zgjatur thuajse një ditë të tërë. Senati e kishte miratuar ndërkohë rezolutën me 82 vota pro dhe 6 kundër. Rezultati përfundimtar i votimit në Dhomën e Përfaqësuesve ishte 373 vota pro dhe 50 kundër. Deklarata e luftës ishte pritur që pas mesazhit të presidentit Woodrow Wilson drejtuar Kongresit më datën 2 prill. Wilson ishte rizgjedhur për një mandat tjetër duke u mbështetur tek parulla “Ky president nuk na angazhoi në luftë.” Por këtë radhë presidenti Wilson shkruante se Shtetet e Bashkuara nuk do të zgjidhnin rrugën e gjunjëzimit para Gjermanisë. Me angazhimin e Shteteve të Bashkuara në luftë, forcat aleate e patën më të lehtë të siguronin fitore në Luftën e Parë Botërore në nëntor të vitit 1918.

XS
SM
MD
LG