Lidhje

E shtuna, dita më e përgjakshme e ofensivës - 2002-04-06


Njoftohet për humbje të mëdha në radhët e palestinezëve përreth qytetit Xhenin gjatë një ditë luftimesh intensive midis forcave izraelite dhe palestinezëve të armatosur.

Ministri palestinez i Informimit, Jaser Abed Rabbo, tha se të paktën 30 palestinezë u vranë dje, ndërkohë që tanke dhe trupa izraelite vërshuan në kampin re fugjatëve në Xhenin.

Në se vërtetohen, numri i të vrarëve do të jetë më i larti brenda një dite që nga fillimi i ofensivës izraelite në Bregun Perëndimor. Izraeli nuk lejon praninë e gazetarëve në zonat e luftimeve, duke e bërë të pamundur pretendimin e zotit Rabbo.

Izraeli thotë se shtatë ushtarë të tij janë vrarë në zonën e Xheninit gjatë 48 orëve të fundit. Kampi i refugjatëve në Xhenin njihet si bazë e grupit ekstremist Hamas. Shumë autorë të shpërthimeve vetëvrasëse kanë qenë nga kjo zonë.

Duke i cilësuar luftimet në Xhenin si masakër, Autoriteti Palestinez bëri përësri thirrje për ndërhyrje ndërkombëtare për të ndaluar luftimet.

Ka njoftime për luftime të ashpra edhe në qytetin Nablus. Ndërkohë, artileria izraelite bombardoi dje selinë e zotit Arafat në Ramallah. Zoti Arafat nuk u dëmtua. Ushtria izraelite thotë se iu përgjigj zjarrit të armëve palestineze.

Edhe dy palestinezë e një ushtar izraelit u vranë dje në Rripin e Gazës, kur palestinezët u përpoqën të hynin në një vendbanim hebraik.

XS
SM
MD
LG