Lidhje

Hungari, raundi i parë i zgjedhjeve parlamentare - 2002-04-07


Në Hungari po zhvillohen votimet për raundin e parë të zgjedhjeve parlamentare, nga të cilat pritet të dalë forca politike që do të udhëheqë këtë vend evropiano-qendror drejt Bashkimit Evropian. Kryeminsitri konservator 38-vjeçar, Viktor Orban, po kërkon ta mbajë postin e tij përballë socialistëve të opozitës, të cilët i rrëzoi nga pushteti para 4 vjetësh. Sondazhet e fundit i japin koalicionit tri-partiak të zotit Orban një epërsi të dukshme ndaj socialistëve, të cilët udhëhiqen nga ish-ministri 59-vjeçar i financave, Peter Medgyessy. Po qe se zoti Orban fiton zgjedhjet e sotme, ai do të jetë udhëheqësi i parë i Hungarisë pas-komuniste që rizgjidhet.

XS
SM
MD
LG