Lidhje

Izraeli bombardon kampin e refugjatëve në Xhenin - 2002-04-07


Palestinezët thonë se helikopterë izraelitë bombarduan kampin e refugjatëve në Xhenin, pasi u dhanë urdhër ekstremistëve palestinezë të dërëzoheshin.

Njoftohet se helikopterët izraelitë e qëlluan sot kampin me më shummë se 15 raketa. Ushtria izraelite nuk bëri ndonjë koment rreth këtij njoftimi, por tha se 150 ekstremistë u dorëzuan sot në atë kamp.

Trupat izraelite u mbërthyen dje në beteja intensive edhe në qytetin Nablus, megjithë kërkesat e përsëritura amerikane për tërheqjen izraelite nga qytetet palestineze të pushtuara gjatë kësaj ofensive. Forcat izraelite kanë pushtuar shumicën e qendrave të banuara në Bregun Perëndimor, por po ndeshin në qendresë të fortë në Nablus dhe Xhenin, të dyja baza të forta të grupeve ekstremiste palestineze.

Kryeministri izraelit, Ariel Sharon, tha dje se zvarritja e fushatës nuk është në intersin e Izraelit, por shtoi duke thënë se puna duhet kryer.

Shefi i shtatmadhorisë izraelite, gjeneral Shaul Mofaz, tha se 200 palestinezë dhe 14 ushtarë izraelitë janë vrarë që nga fillimi i ofensivës. Ai tha se një mijë e 500 palestinezë të tjerë janë plagosur.

Konfirmi i pavarur i këtyre shifrave është i pamundur pasi gzetarët nuk lejohen të shkojnë në zonat e luftimeve.

XS
SM
MD
LG