Lidhje

Rifillon gjyqi i Millosheviçit - 2002-04-08


Gjyqi ndaj ish-Presidentit jugosllav, Sllobodan Millosheviç për krimet e luftës, rifilloi pas një ndërprerjeje tri-javëshe. Një zëdhënës i gjykatës së Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës në Hagë, thotë se zoti Millosheviç e kishte marrë veten plotësisht nga gripi. Gjyqi i tij ishte shtyrë për dy javë për shkak të sëmundjes së tij, dhe më pas u ndërpre për një javë, sipas një planifikimi të mëparshëm. Seanca e sotme ishte urdhëruar të mbahej me dyer të mbyllura, për të mbrojtur identitetin e dëshmitarëve që do të merreshin në pyetje. Ish-Presidenti jugosllav, gjyqi i të cilit filloi në shkurt, përballet me 66 akuza për krime lufte dhe gjenocid, për konfliktet në Kroaci, Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë në vitet 1990. Nëse shpallet fajtor, ai mund të dënohet me burgim të përjetshëm.

XS
SM
MD
LG