Lidhje

Shqetësim për përhapjen e konfliktit - 2002-04-08


Guerriljet Hezbollah të Libanit hapën zjarr me raketa dhe predha mortajash kundër post-blloqeve izraelite në zonën e debatueshme kufitare Shebaa Farms, duke shtuar shqetësimet rreth përhapjes së konfliktit.

Izraeli njoftoi se një ushtar u plagos dhe një sistem ushtarak radarësh u dëmtua nga raketat, që u hodhën sot në mëngjes në Izrelin verior dhe në Lartësitë Golan. Në përgjigje, Izraeli përdori artilerinë dhe kreu sulme ajrore kundër pozicioneve të dyshuara të guerriljeve Hezbollah.

Gjatë javës së kaluar, guerriljet Hezbollah, të cilët janë zotuar të ndihmojnë palestinezët në luftën e tyre kundër forcave izraelite në Bregun Perëndimor, kanë sulmuar pozicione izraelite në rajonin Shebaa Farms.

XS
SM
MD
LG