Lidhje

Protestë në Mitrovicë - 2002-04-09


Trupat franceze të Natos përdorën gaz lotsjellës dhe granata paralajmëruese për të shpërndarë demonstruesit e grumbulluar në një urë të qytetit të ndarë të Mitrovicës dje në Kosovë. Incidenti në Mitrovicë shkaktoi plagosjen e dy paqeruajtësve dhe dy protestuesve. Dhuna pasoi arrestimin nga policia e Kombeve të Bashkuara të Slavoljub Joviç-it, udhëheqës i një grupi serbësh që ruajnë urën për të mos lejuar që shqiptarët të futen në pjesën veriore të qytetit, të kontrolluar nga serbët. Zona përreth urës ka qenë skenë përleshjesh të herë-pas-hershme në qytetin e ndarë në vija etnike.

XS
SM
MD
LG