Lidhje

Shqipëria dhe Italia nënshkruajne protokollin e bashkëpunimit ekonomik - 2002-04-09


Shqipëria dhe Italia nënshkruan sot protokollin e bashkëpunimit ekonomik për tre vjecarin e ardhshëm. Italia ka ofruar një mbështetje financiare prej 202 milion euro. Kjo paketë parashikon ndërhyrje në fusha të ndryshme që nga arsmi, shëndetësia, administrata publike e deri te sektori privat. Marrëveshja u nënshkrua në Tiranë nga zëvendës ministri i jashtëm italian senatori Roberto Antonione, i cili deklaroi se kjo marrëveshje përfaqëson një hap të rëndësishëm dhe domethënës në raportet mes dy vendeve. Një ndihmë të një rëndësie të vecantë përfaqëson për Shqipërinë financimi prej afër 30 milion euro për sektorin energjitik. Kjo paket përfshihet në ndihmën prej 300 milion dollarësh që organizmat ndërkombëtare dhe vende të tjera dhuruese ofruan për sistemin energjitik shqiptar javën e shkuar në Bruksel.

Gjithashtu sot në parlament do të zhvillohet senaca e pytejeve me kryetarin e Kontrollit të lartë të Shtetit Mustafa Kërcuku, rreth raportit të tij për vitin 2001. Sipas këtij raporti dëmi që i ka ardhur shtetit nga shkeljet dhe parregullsitë financiare, kapin një total prej afër 5 miliard lekë ose mbi 33 milion dollarë. Bëhet fjalë për shkelje në të ardhurat në buxhet të cilat nuk janë realizuar sipas parashikimit. Janë mbi 22 milion dollarë që i mungojnë arkës së shtetit nga tatim taksat, doganat, nga mos vjelja e të ardhurave personale, dhe nga shitjet e pasurisë shtetërore të cilat sipas raportit të Kontrollit të Shtetit nuk janë bërë sipas vlerës së tyre reale. Shkelje të tjera janë konstatuar dhe në shpenzimet me fondet buxhetore, vecanërisht në fushën e sistemit të pagave, shpërblimeve, dietave dhe prokurimeve. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kërkuar 360 masa disiplinore dhe administrative nga të cilat dy janë kallzime penale për TV shqiptar dhe Drejtorinë e përgjithshme të burgjeve.

XS
SM
MD
LG