Lidhje

OKB paralajmëron krizë urie në Korenë e Veriut - 2002-04-10


Programi Botëror i Ushqimeve i Kombeve të Bashkuara tha se Korea e Veriut e goditur nga urija mund të mbetet pa ndihma ushqimore pas disa muajsh, në qoftë se nuk dhurohen më shumë ndihma.

Duke paralajmëruar për një krizë të rëndë ushqimore, drejtori i degës për Azinë pranë agjencisë së Kombeve të Bashkuara, John Powell bëri thirrje për 368 mijë ton ndihma ushqimore emergjente për Korenë e Veriut. Ai u tha gazetarëve në pekin se mungesa e ndihmave ka shtuar rrezikun e të kequshqyerit për më shumë se 6 milion njerzve më të pambrojtur të Koresë së Veriut, fëmijëve, grave shtatzanë dhe të moshuarve. Ai shtoi se pa kontribute të tjera, ndihmat ushqimore mund të mbarojnë në korrik ose në gusht.

Agjencia Botërore e ushqimit ka marë vetëm një të katërtën e ndihmave ushqimore të kërkuara për këtë vit për Korenë e Veriut.

XS
SM
MD
LG