Lidhje

Zëvendës presidenti kinez do të vizitojë Washingtonin - 2002-04-11


Kina njoftoi se zëvendës-presidenti Hu Jintao do të vizitojë Shtetet e Bashkuara nga fundi i këtij muaji. Agjencia zyrtare e lajmeve Xinhua njofton se vizita e zotit Hu do të zhvillohet pas një udhëtimi në Malajzi dhe Singapor.

Agjencia nuk njofton mbi datën e vizitës, por mjetet e pavarura të informimit në Hong Kongut njoftojnë se zëvendës-presidenti kinez do të qendrojë në Shtetet e Bashkuara nga 26 prilli deri më 3 maj. Zoti Hu është pasardhësi i pritshëm presidentit, Jiang Zemin.

Zyrtarët amerikanë dhe kinezë kanë ranë dakord në parim për këtë udhëtim gjatë vizitës në Kinë të presidentit Bush në muajin shkurt.

XS
SM
MD
LG