Lidhje

Jugosllavia pritet të miratojë ligjin e ekstradimit - 2002-04-11


Dhoma e ulët e parlamentit jugosllav ka në plan të votojë sot për një projektligj që do të lejonte ekstradimin e personave të akuzuar për krime lufte në gjykatën ndërkombëtare të Hagës. Dhoma e Lartë e parlamentit e miratoi dje një version të projektligjit, i cili do të lejojë vetëm ekstradimin e qytetarëve jugosllavë që tashmë janë paditur nga gjykata e Hagës për krime lufte.

Presidenti i Jugosllavisë, Vojisllav Koshtunica, ka thënë se vendit të tij i nevojitet ligji lidhur me procesin e ekstradimit para se të fillojë dorëzimi i personave të akuzuar, kurse gjykata e Hagës e ka cilësuar këtë si të panevojshëm. Miratimi i projektligjit shikohet si një përpjekje jugosllave për të marrë një ndihmë të bllokuar amerikane prej miliona dollarësh.

XS
SM
MD
LG