Lidhje

PD kërkon shkarkimin e kryetarit të SHISH - 2002-04-11


Partia Demokratike kërkoi sot në parlament shkarkimin e kryetarit të Shërbimit informativ shqiptar Fatos Klosi dhe një seancë të menjëhershme debati me kryeministrin Pandeli Majko.

Kjo kërkesë vjen një ditë pas deklaratës së njërit prej të akuzuarve për çështjen Hajdari, Ismet Haxhia, gjatë seancës së djeshme gjyqësore, sipas të cilit Shërbimet sekrete shqiptare kanë patur një plan për eleminimin e ish presidentit Berisha. Po sipas tij, për këtë do të fajësoheshin më vonë vëllezërit Haxhia.

Në seancën e sotme të parlamentit, nënkryetarja demokrate Jozefina Topalli kërkoi me anë të një deklarate përkrahjen e grupeve parlamentare për t’i kërkuar kryeministrit shkarkimin e zotit Klosi. Ndërsa kryetari i grupit të deputetëve të Partisë Demokratike Bamir Topi u shpreh se kryeministri Majko duhet të paraqitet menjëherë në parlament për të dhënë shpjegimet e duhura. Zoti Topi kërkoi nga prokuroria hapjen e hetimeve rreth përmbajtjes së deklaratës së Ismet Haxhisë.

Nga ana e tij kryetari demokrat Sali Berisha, deklaroi sërish se partia e tij është e bindur se ishte shteti ai që ekzekutoi deputetin Azem Hajdari, dhe ndër ta u shpreh ai më kryesori ka qenë kryetari i shërbimeve sekrete Fatos Klosi.

XS
SM
MD
LG