Lidhje

Bush: përpjekjet e paqes do të vazhdojnë - 2002-04-11


Presidenti Bush tha se shpërthimi i djeshëm vetëvrasës në qendër të Jeruzalemit nuk do të bllokojë përpjekjet e tij për arritjen e paqes në Lindjen e Mesme.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Ari Fleischer, tha se presidenti e dënoi sulmin si akt vrasjeje, por shtoi se përpjekjet amerikane për armëpushim do të vazhdojnë.

Zoti Flkeischer tha se presidenti ngul këmbë që Izraelit duhet të tërheq pa vonesë forcat nga Bregu Perëndimor.

Grupi Brigadat Martire al-Aksa mori përgjegjësinë për shpërthimin e djeshëm.

Ndërkohë, zyrtarë ushtarakë izraelitë thonë se njoftimet për qindra palestinezë të vrarë në kampin e refugjatëve në Xhenin, kanë përfshirë gabimisht edhe të plagosurit.

Zyrtarë palestinezë akuzojnë se planet izraelite për të varrosur të vrarët në Xhenin janë pjesë e përpjekjeve për të mbuluar masakrimin e qindra civilëve. Izraeli i hedh poshtë këto akuza. Palestinezët kërkojnë që sekretari Powell të vizitojë kampin në Xhenin.

XS
SM
MD
LG