Lidhje

Stojiljkoviç në gjendje të rëndë - 2002-04-12


Ish-ministri i brendshëm i Serbisë Vlajko Stojiljkoviç vazhdon të jetë në gjendje kome në një spital të Beogradit, pas përpjekjes për vetëvrasje. Ministri, i cili ishte shef i policisë në periudhën e ish-presidentit jugosllav Sllobodan Millosheviç, u përpoq të vriste veten në shkallët e parlamentit.

Në një shënim që la pas, zoti Stojilkjoviç tha se po e vriste veten në shenjë proteste ndaj ligjit të miratuar nga Parlamenti jugosllav disa orë më parë, që do të bënte të mundur që ai dhe persona të të tjerë të dyshuar si kriminelë lufte, të dërgoheshin në Gjykatën e Hagës. Presidenti Vojisllav Koshtunica e quajti veprimin e zotit Stojilkjoviç një ngjarje tragjike, që përbën një paralajmërim për komunitetin ndërkombëtar që vazhdon të ushtrojë trysni dhe të verë kushte ndaj Jugosllavisë.

XS
SM
MD
LG