Lidhje

Vret veten Ministri serb i Shëndetësisë - 2002-04-12


Njoftohet se Ministri i Shëndetësisë dhe Punës i Federatës Jugosllave Miograd Kovac, sot në mëngjes vrau veten në një hotel të Madridit. Zyrtarë të ambasadës jugosllave në Spanjë thanë zoti Kovac kishte varur veten. Ambasada tha nuk ka lidhje midis tij dhe Minsitrit të Brendshëm serb, Vlajko Stojilkjoviç, i cili dyshohet se ka kryer krime lufte dhe që tentoi dje të vriste veten në Beograd.

Zoti Kovaç kishte shkuar në Spanjë për të marrë pjesë në një konferencë të Kombeve të Bashkuara në lidhje me plakjen e popullsisë që ishte në plan të përfundonte sot.

XS
SM
MD
LG