Lidhje

Vetëm 21 për qind e amerikanëve optimistë për misionin Powell - 2002-04-13


Një anketë e re tregon se vetëm 21 për qind e amerikanëve besojnë udhëtimi i sekretarit të shtetit, Colin Powell, do të sjellë ndonjë përparim real drejt paqes, edhe pse 3 të katërtat e të anketuarve shprehen se udhëtimi është ide e mirë.

Anketa e zhvilluar nga revista Time dhe rrjeti televiziv CNN me një mijë amerikanë zbulon se 75 për qind mendojnë që zoti Powell duhet të takohet me udhëheqësin palestinez, yasser Arafat.

Megjithatë, 62 për qind e pjesëmarrësve thonë se e konsiderojnë terrorist zotin Arafat, 59 për qind thonë se ai është armik i Shteteve të Bashkuara dhe vetëm 10 për qind mendojnë se ai është i besueshëm.

Sipas këtij sondazhi, një në 4 amerikanë e konsideron kryeministirn izraelit, Ariel Sharon, armik të Shteteve të Bashkuara dhe një ndër 5 vetë thonë se ai është terrorist. 35 për qind e të anketuarve thonë se zoti Sharon mund të besohet.

Anketa zbulon gjithashtu se amerikanët duket se po e humbasin durimin me fushatën ushtarake të Izraelit në Bregun Perëndimor. Gati dy të tretat thonë se Washingtoni duhet të pakësojë apo ta ndërpresë ndihmën për Izraelin, po qe se zoti Sharon nuk tërheq trupat nga qytetet palestineze, siç ngul këmbë presidenti Bush.

XS
SM
MD
LG