Lidhje

Al Gore kritikon Bushin - 2002-04-14


Në Shtetet e Bashkuara, ish-kandidati për president, Al Gore, kritikoi politikat e presidentit Bush, duke thënë se patriotizëm në Amerikë do të thotë t’i shprehësh hapur mendimet. Zoti Gore tha se qendron përkrah presidentit në luftën kundër terrorizmit, por vuri në dukje se kjo nuk do të thotë që amerikanët duhet të heshtin nëse nuk pajtohen me politikat e tij.

Zoti Gore shprehu mendimin se administrata e presidentit Bush po zgjedh alternativa të papeshuara në fushën e ekonomisë, të ruajtjes së mjedisit dhe në përparësitë buxhetore. Ai i bëri këto koemnte dje gjatë një kuvendi të Partisë Demokrate në Florida. Më parë, në fjalimin e tij javor radiofonik presidenti Bush kërkoi nga Kongresi që shkurtimet e taksave të vitit të kaluar të bëhen të përhershme, duke thënë se politikat e tij do t’u sjellin fitim firmave të ndryshme, nënave të ndara dhe qytetarëve të moshuar.

XS
SM
MD
LG