Lidhje

Bush shpreh kënaqësi për tërheqjen izraelite - 2002-04-14


Presidenti Bush shprehu kënaqësi për shkallën e tërheqjes Izraelite nga Bregu Perëndimor.

Në komentet e tij para takimit me sekretarin e shtetit Colin Powell sot në Shtëpinë e Bardhë, zoti Bush tha se Izraeli u përgjigj shpejt pasi ai i bëri një thirrje të fortë për tërheqje nga territoret palestineze. Duke nënvizuar se udhëheqësi palestinez Yasser Arafat e dënoi terrorizmin presidenti tha se zoti Arafat ka përgjegjësi për t’i kthyer fjalët në vepra.

Sekretari i shtetit Powell ishte në Shtëpinë e Bardhë për të informuar presidentin Bush lidhur me misionin e tij 10 ditësh në Lindjen e Mesme, mision i cili nuk arriti armëpushimin e shpresuar izraelito-palestinez.

XS
SM
MD
LG