Lidhje

Ballafaqimi në Bethlehem vazhdon - 2002-04-15


Zyrtarë palestineazë hodhën poshtë propozimin izraelit për dorëzimin e palestinezëve të armatosur, të ngujuar në Kishën e Lindjes së Krishtit në Bethlehem.

Izraeli u ofron palestinezëve të rrethuar dy alternativa, dorëzim dhe dalje para një gjykate ushtarake, ose mërgim të përhershëm.

Një zëdhënës izraelit tha se oferta iu paraqit dje udhëheqësit palestinez, Jaser Arafat, nga sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell.

Forcat izraelite e rrethuan kishën pasi një numër palstinezësh, përfshirë disa policë, kërkuan strehim në faltore kur trupat izraelite hynë në Betlehem dy javë më parë. Në kishë ndodhen të ngujuar edhe dhjetra klerikë të krishterë.

Ndërkohë, gjykata e lartë e Izraelit i dha leje ushtrisë izraelite të varrosë palestinezët e vrarë gjatë pushtimit të një kampi refugjatësh në qytetin Xhenin.

Sipas vendimit të gjykatës, punonjësit e Kryqit të Kuq do të shoqërojnë forcat izraelite, ndërkohë që ato varrosin të vdekurit dhe të afërmit do të ndihmojnë në procesin e identifikimit dhe të varrimit të viktimave. Ky hap do të ndihmojë për sqarimin e pohimeve kundërshtënëse lidhur me numrin e palestinezëve të vrarë në Xhenin. Izraeli thotë se janë vrarë rreth 100 palestinezë, por sipas palestinezëve, numri i të vrarëve është shumë më i laretë dhe thonë se Izraeli ka varrosur viktima fshehurazi në varre masive.

XS
SM
MD
LG