Lidhje

Skandali i Enronit mund të përfshijë edhe sekretarin e forcave të këmbësorisë - 2002-04-15


Ka njoftime se autoritetet amerikane po zhvillojnë hetime për transaksionet financiare të sekretarit të forcave të këmbësorisë Thomas White nën dyshimin se ai mund të ketë patur informacione të brendshme për shitblerjet e aksioneve në bursë.

Gazeta The Wall Street Journal shkruan sot se zoti White ka shitur në muajin tetor aksione të firmës Enron me një vlerë prej rreth 3 milionë dollarësh dy muaj para se ajo të falimentonte. Zyrtarët amerikanë nuk kanë pranuar të bëjnë komente mbi njoftimin e gazetës.

Gazeta po ashtu shkruan se FBI-ja, Byroja Federale e Hetimeve, ka intervistuar miq të sekretarit White për të parë në se ai kishte marrë informacone të brendshme nga firma Enron. Zoti White i mohon këto zëra dhe thotë se nuk i ka shitur aksionet në bazë të informacioneve të brendshme.

XS
SM
MD
LG