Lidhje

Atlantis:ecja e katërt në hapësirë - 2002-04-15


Astronautët e anijes Atlantis, për vajtje-ardhje në hapësirë janë duke u përgatitur për daljen e tyre të katërt dhe të fundit në hapësirë. Gjatë daljes së sotme ata do të përfundojnë instalimin e pajisjeve elektronike në një platformë shumë të madhe që ata montuan në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës javën e kaluar.

Ata do të përpiqen gjithashtu të përfundojnë punën në një transportues të lëvizshëm, që është projektuar për të lëvizur krahun robot të stacionit të hapësirës gjatë platformës për punimet e tjera të ndërtimit. Prova e djeshme me transportuesin, që punon si një karel hekurudhor, nuk pati sukses.

Sipas inxhinierëve kjo ndodhi ngaqë mungesa e gravitetit bëri që kareli të qendronte pak pezull mbi shina. Më së fundi transportuesi do të mund të lëvizë përgjatë një linje shinash 107 metra të gjatë. Anija Atlantis do të kthehet në Tokë të premten.

XS
SM
MD
LG