Lidhje

Protestë pro Izraelit në Washington - 2002-04-16


Mijëra vetë u mblodhën dje para Kapitolit për një tubim pro-Izraelit si dhe për të mbështetur ofensivën ushtarake izraelite kundër palestinezëve, të cilën e krahasojnë me luftën e Shteteve të Bashkuara kundër terrorizmit. Gjatë ditëve të fundit, Izraeli është ndeshur me kritika të ashpra nga komuniteti ndërkombëtar lidhur me operacionet e tij ushtarake në Bregun Perëndimor, të cilat vazhdojnë të marrin jetët e palestinezëve. Organizatorët thonë se përkrahësit erdhën nga 15 shtete të ndryshme. Marge Gold ishte një ndër pjesëmarrësit në tubim për të shprehur përkrahjen e saj për paqe në Izrael dhe për mbijetesën e shtetit izraelit: Dua të përcjell mesazhin se ne e përkrahim Izraelin, dhe se duhet të bëjmë ç’është e mundur për të ndihmuar Izraelin të mbijetojë. Ky është një mesazh i rëndësishëm edhe për fëmijët tanë. 11-vjeçarja Lisa Presick ishte ndër ata qindra fëmijë shkollash të pranishëm në tubimin e djeshëm: Mendoj se duhet ta ndihmojmë Izraelin, dhe të sjellim paqen, pasi paqja është synimi kryesor sepse na jep mundësi të jetojmë së bashku në lumturi.

Shumë prej pjesëmarrësve në tubim thanë se shpresojnë që kjo veprimtari t’u dërgojë një mesazh politikanëve amerikanë se duhet të bëjnë ç’është e mundur për të luftuar terrorizmin dhe për të ruajtur ekzistencën e Izraelit.

XS
SM
MD
LG