Lidhje

Izraeli ndërmori inkursione të reja - 2002-04-16


Shkëmbime të ashpra zjarri shpërthyen në afërsi të kishës së lindjes së Krishtit në Bethlehem ku palestinezë të armatosur janë rrethuar që prej dy javësh nga forcat izraelite.

Një civil palestinez i tha agjencisë së lajmeve Reuters se trupat izraelite u përpoqën të hynin në një pjesë të ndërtesës. Agjencia Associated Press citon ushtinë izraelite të ketë thënë se forcat e saj nuk po hynin në ndërtesë. Më parë forcat izraelite hynë në tre fshatra të Jeruzalemit, duke vendosur ndalim-qarkullimin dhe mbyllur brenda në shtëpitë e tyre dhjetra mijëra palestinezë.

Inkursionet bëhen një ditë pasi kryeministri izraelit Ariel Sharon e siguroi presidentin Bush se brenda një jave do të tërhiqte forcat nga qytetet palestineze të Jeninit dhe Nablusit.

XS
SM
MD
LG