Lidhje

Bin Laden u shpëtoi sulmeve amerikane në Tora Bora - 2002-04-17


Gazeta Washington Post njofton se zyrtarët amerikanë kanë arritur në përfundimin se Osama bin Ladeni ishte në kompleksin e shpellave në rajonin e Tora Borës kur avionët luftarakë amerikanë filluan të bombardojnë rajonin në fund të vitit të kaluar.

Gazeta shkruan se zyrtarët e shërbimeve të zbulimit janë të mendimit se udhëheqësi i al-Qaidës shpëtoi pasi komandantët ushtarakë amerikanë lejuan milicinë lokale afgane ta ndiqte bin Ladenin dhe nuk dërguan trupat tokësore amerikane.

Sipas artikullit, zyrtarët e shërbimeve të zbulimit arritën në këto përfundimet pasi morën në pyetje luftëtarët e kapur të al-Qaidës si dhe duke përgjuar bisedat e tyre. Megjithatë, një zëdhënës i Gjeneralit amerikan Tommy Franks, i cili po drejton luftën në Afganistan, tha se provat se bin Ladeni ka qenë në rajonin e Tora Borës nuk ishin kurrë bindëse.

XS
SM
MD
LG