Lidhje

Zahir Shah niset për në Afganistan - 2002-04-17


Ish-Mbreti i Afganistanit, Zahir Shah pritet të niset sot nga Italia për t’u kthyer në atdheun e tij, pas rreth 30 vjetësh mërgim. Ai do të shoqërohet nga udhëheqësi i përkohshëm afgan, Hamid Karzai dhe pritet të arrijë në Kabul nesër, pas një ndalese të shkurtër në një vend të tretë, emri i të cilit nuk është bërë i ditur. Italia do të dërgojë një njësi të zgjedhur forcash rendi për të ruajtur ish-monarkun për të paktën tre muaj. Ish-Mbreti 87 vjeçar është parashikuar të drejtojë në qershor seancën e hapjes së Loya Jirga-s, këshillit të madh të të moshuarve fisnorë, që do të mblidhet për të zgjedhur një qeveri kalimtare dy-vjeçare për Afganistanin.

XS
SM
MD
LG