Lidhje

Ish mbreti afgan kthehet në atdhe - 2002-04-18


Ish-mbreti i Afganistanit, Zahir Shah, u kthye në atdhe pas rreth 30 vjetësh mërgimi në përpjekje për të ndihmuar në bashkimin e vendit të shkatërruar nga lufta.

Një avion ushtarak italian me të cilin po udhëtonin ish-mbreti, udhëheqësi i përkohshëm afgan, Hamid Karzai, dhe 6 ministra të kabinetit afgan, mbërriti sot në Kabul nën masa të rrepta sigurimi. Dhjetra udhëheqës fisnorë afganë e përshëndetën ish-mbretin kur ai zbriti nga avioni në një tapet të kuq përgjatë të cilit ishte rreshtuar një roje nderi.

Shumë afganë dhe zyrtarë perëndimorë shpresojnë se ish-mbreti 87-vjeçar, i cili u rrëzua nga froni në vitin 1973 përmes një grushti shteti dhe ka jetuar në Romë, mund të ndihmojë në bashkimin e grupeve etnike rivale të Afganistanit.

XS
SM
MD
LG