Lidhje

Grupi i Miqve të Shqipërisë shpreh shqetësime - 2002-04-18


Përfaqësuesit ndërkombëtarë ka vlerësuar përmirësoimet ne jetën politike në vend, duke bërë thirrje që gjedhja epresidentit të ardhshëm të mos ndikojë në qëndrueshmërinë e jetës politike dhe vazhdimin e reformave Ashtu si pothuajse në të gjitha takimet ndërkombëtare ku merren në analizë zhvillimet në Shqipëri, sistemi i Drejtësisë dhe gjyqësori u cilësuan si pika më e errët edhe në përfundimet e nxjerra nga Grupi i Miqve të Shqipërisë, pas mbledhjes së mbajtur në Vjenë dy ditët e fundit. Një vlerësim që thuajse ka qenë konstant edhe në fjalimet e përfaqësuesve si të BE ashtu dhe të OSBE-së.

Miqtë kanë nxitur autoritetet shqiptare që të zhvillojnë një strategji të plotë kombëtare për reformën gjyqësore. Ata kanë bërë thirrje për zbatimin sa më të shpjtë të ligjit të ri për Këshillin e Lartë të Drejtësisë për të crrënjosur, sic lexohet në deklaratën përfundmtare, korrupsionin dhe sjelljen në kundërshtim me etikën dhe ligjin në sistemin e drejtësisë. Pikërisht dobësitë e gjyqësorit, shtetit ligjor, korrupsioni dhe aktivitetet e lidhura me krimin e organizuar paqartësitë ne legjislacionin për pronën dhe administrata e dobët publike, konsiderohen si pengesat për rritjen ekonomike të vendit dhe thithjen e investimeve të huaja. Dhe kësaj gjendjeje i shtohet edhe kriza energjitike dhe pasojat e rënda të saj.

Lidhur me korrupsionin Miqtë kërkuan që të caktohen disa priorite në mënyrë që të kete rezultate brenda një periudhe afatshkurtër. Ata vlerësuan nisjen kohët e fundit të hetimeve për korrupsion ndaj disa ish zyrtarëve të lartë dhe bënë thirrje për cuarjen e tyre deri ne fund, kudo që ato mund të cojnë. Grupi i Miqve theksoi nevojën serioze për një prokurori të pavarur dhe të përgjegjshme që nuk përdoret për qëllime politike, ndërsa i kërkuan qeverisë që veprimet e saj sidomos me prokurimet të jenë sa më transparente.

Megjithëse janë vlerësuar përpjekjet e qeverisë shqiptare në luftë kundër krimit të organizuar, trafiqeve e drogës, Grupi i Miqve është shprehur se gjendja është ende serioze dhe kanë kërkua ndjekjen penale dhe ndëshkime të ashpra të trafikantëve, kriminelëve dhe zyrtarëve të korruptuar. Grupi i Miqve të Shqipërisë ka vlerësuar zhvillimet e fundit politike në vend si dhe krijimin e komisionit parlamentar për zbatimin e rekomandimeve të ODIHR-it duke kërkuar realizimin e reformës zgjedhore sa më shpejt të jetë e mundur. Ata uruan që zgjedhja e persidentit të ri në muajt e ardhshëm të mos ndikojë në qëndrueshmërinë e jetës politike dhe vazhdimin e reformave në vend.

Takimi i Vjenës i drejtua nga përfaqësuesit e kryesisë së OSBE-së dhe presidencës së BE. Lidhur me procesin e integrimit të shqipërisë në struktuarat europiane është njohur përparim, por Shqipërisë i është kërkuar të përshpejtojhë refomat në shumë fusha. Përfaqësuesi presidencës spanjolle të BE Pablo Benavides ka deklaruar se po përgatiten direktivat negociuese për marrëveshjen e Asocim Stabilizimit që do të jepen komisionit europian për hapjen sa më shpejt të jetë e mundur të bisedimeve me Shqipërinë.

XS
SM
MD
LG