Lidhje

Del Ponte në Beograd - 2002-04-18


Kryeprokurorja e Gjykatës së Hagës Carla del Ponte ndodhet në Beograd për të nxitur udhëheqësit jugosllavë të transferojnë të akuzuarit në gjykatë.

Bisedimet e zonjës del Ponte u përqëndruan tek ish gjenerali i serbëve të Bosnjes Ratko Mladic i cili besohet nga shumë se ndodhet në afrësi të Beogradit nën mbrojtjen e ushtrisë. Gjenerali Mladiç kërkohet nga gjykata nën akuza për krime kundër njerëzimit në lidhje me masakrën e 8 mijë njerëzve në Srebrenicë.

Dje qeveria jugosllave nxori listën e 23 të dyshuarve dhe u dha atyre tre ditë kohë për tu dorëzuar përndryshe do të arrestohen. Ish udhëheqësi i serbëve të Bosnjes Radovan Karadziç është njëri midis të dyshuarve.

XS
SM
MD
LG