Lidhje

I dërguari amerikan dënon dhunën - 2002-04-18


I dërguari i posacëm amerikan për Evropën Juglindore, ambasadori James Holmes, tha sot në Shkup se për Shtetet e Bashkuara nuk ka rëndësi nëse dhuna është midis shqiptarëve, midis maqedonasve, apo dhunë ndëretnike. ”Dhuna është dhunë dhe u kërkoj të gjithë udhëheqësve politikë që të flasin publikisht kundër saj,” nënvizoi ai. Ai konfirmoi se ka shprehur shqetësimin e Shteteve të Bashkuara lidhur me faktin që një pjesë e udhëheqjes politike në Maqedoni nuk e ka dënuar dhunën.

”Nuk ka patur deklarata publike për dënimin e dhunës,” tha zoti Holmes, duke kërkuar që ”ata, të cilët kanë ardhur nga përtej kufinjve”, të kthehen në shtëpi, ndërsa, për ata që ndodhen brenda Maqedonisë dhe frymëzojnë dhunën, kursi i tyre të bojkotohet.

Ambasadori Holmes pohoi se ka forca politike brenda Maqedonisë që mbështesin dhunën, pa pranuar t'i emërojë ato. Zoti Holmes vlerësoi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara janë të mendimit që njësia speciale Luanët, si njësi, duhet të shpërbëhet.

XS
SM
MD
LG