Lidhje

Shifra shqetësuese për problemet e fëmijëve në botë - 2002-04-19


Në një raport të Kombeve të Bashkuara, të publikuar dje, jepen hollësi rreth problemeve me të cilat ndeshen fëmijët nëpër botë. Në raport theksohet se një në 12 fëmijë do të vdesë para moshës 5 vjeçare, ndërsa 25 përqind e fëmijëve të botës jetojnë në varfëri.

Në raport thuhet gjithashtu se shkalla e vdekshmërisë tek fëmijët është pasojë e sëmundjeve lehtësisht të parandalueshme si fruthi, malarja, diareja dhe kushteve para lindjes. Në raport thuhet se investimi tek fëmijët në vitet e para të jetës së tyre është mënyra më e mirë drejt zhvillimit afat-gjatë të një vendi, duke ulur shpenzimet që kanë lidhje me kujdesin shëndetsor, arsimin, papunësinë dhe krimin.

Studimi, i bazuar në të dhënat e 150 vendeve, u publikua qershorin e kaluar, por u ndryshua me rastin e konferencës së Kombeve të Bashkuara për fëmijët, që do të zhvillohet muajin e ardhshëm.

XS
SM
MD
LG