Lidhje

USS Cole rikthehet në shërbim - 2002-04-19


Anija e marinës amerikane që u dëmtua rëndë gjatë sulmit terrorist me bombë në Jemen më pak se dy vjet më parë, u rikthye sot në shërbim pas 14 muaj riparimesh. USS Cole u riparua në një nga kantjerët e shtetit Mississippi, ku ishte dërguar pas sulmit me bombë të tetorit 2000, të kryer nga një barkë e vogël e ngarkuar me lëndë eksplozive. Nga shpërthimi humbën jetën 17 anëtarë të ekuipazhit. Anija do të dërgohet në një bazë të marinës amerikane në Virxhinia. Zyrtarët thonë se riparimet kushtuan 250 milionë dollarë. Sulmi mendohet se ishte vepër e Al-Qaidës së Osama Bin Ladenit.

XS
SM
MD
LG