Lidhje

Fillon gjyqi i të akuzuarve për rrëmbimin dhe vrasjen e Daniel Pearl - 2002-04-22


Katër persona të akuzuar nga Pakistani lidhur me rrëmbimin dhe vrasjen e gazetarit amerikan Daniel Pearl deklaruan pafajësi sot në hapjen e gjykimit të tyre në Karachi. Zyrtarët e gjyqit thanë se Ahmed Omar Sheikh i dyshuari për organizimin e rrëmbimit përsëriti kërkesën e tij për tu gjykuar sipas lighit islamik dhe jo sipas sistemit ligjor të me stil britanik të Pakistanit.

Masa te rrepta sigurimi ishin në efekt ndërsa filluan procedurat kundër Sheikh Omarit dhe tre të dyshuarve të tjerë në burgun kryesor të Karachit. Zoti Pearl u zhduk në janar në Karachi ku ai po kërkonte të shkruante rreth militantëve islamik. Në muaj më vonë në një vidio indinjuese tregohej se zoti Pearl u vra nga rrëmbyesit e tij.

XS
SM
MD
LG