Lidhje

Uashingtoni përgatitet për protesta të tjera - 2002-04-22


Policia e Uashingtonit po merr masa për protesta të tjera që pritet të zhvillohen kundër politikës së jashtëme amerikane dhe strategjive të Bankës Botërore për Zhvillimin. Disa organizata që janë kundër ndihmës amerikane për Kolumbinë thonë se të zhvillojnë sot një marshim pa leje dhe do të bllokojnë rrugët duke protestuar ulur. Edhe grupe të tjera po planifikojnë demonstrata.

Veprimtarët e ndryshëm erdhën në Uashington duke marrë shkas nga prania dyditëshe e ministrave të finanancave nga e gjithë bota me rastin e mbledhjeve të pranverës të Bankës Botërore dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar, të cilat përfunduan dje. Protestuesit dënuan ato që ata i quajtën projekte shkatërrimtare për shoqërinë dhe mjedisin në vendet në zhvillim. Policia thotë se protestat ishin përgjithësisht paqësore dhe se nuk u bënë arrestime.

XS
SM
MD
LG