Lidhje

Zgjedhjet në Hungari - 2002-04-22


Udhëheqësi socialist i Hungarisë, Peter Medgyessy tha se shpreson të fillojë të formojë sot një qeveri koalicioni, pas fitores me rezultat të ngushtë të së majtës së qendrës në zgjedhjet parlamentare. Socialistët dhe aleatët e tyre, Aleanca e Demokratëve të Lirë, mori 198 vende në zgjedhjet e djeshme ose 10 më shumë se sa FIDESZ, partia e kryeministrit konservator Viktor Orban.

Pjesmarrja në votime ishte 71 përqind, gjë që shënon një rekord për Hungarinë. Të dy politikanët janë për politikën e tregut të lirë dhe për hyrjen e Hungarisë në Bashkimin Evropian. Hungaria shpreson t’i jepet anëtarësia në Bashkimin Evropian brenda dy viteve të ardhshëm.

XS
SM
MD
LG