Lidhje

Kardinalë amerikanë në Romë - 2002-04-23


Kardinalët amerikanë po takohen sot në Romë me Papën Gjon Pali i Dytë dhe me zyrtarë të lartë të Vatikanit për bisedime lidhur me abuzimet seksuale për të cilat akuzohen disa priftërinj katolikë amerikanë.

Papa u tha kardinalëve amerikanë se abuzime të tilla të priftërinjve në Shtetet e Bashkuara, me të drejtë janë quajtur krim nga shoqëria. Ai tha se në jetën fetare nuk ka vend për abuzuesit. Kisha Katolike amerikane është akuzuar se strehon priftërinj që kanë gisht në abuzime seksuale me të mitur duke i transferuar ata nga një famulli në tjetrën.

Javën e kaluar, Papa Gjon Pali i Dytë i thirri kardinalët amerikanë në Vatikan për takime dyditëshe që synojnë përcaktimin e politikave uniforme në trajtimin e rasteve të abuzimit seksual.

XS
SM
MD
LG