Lidhje

Betlehem: fillojnë bisedimet - 2002-04-23


Zyrtarët izraelitë dhe palestinezë filluan bisedimet e drejtpërdrejta për të zgjidhur krizën në Kishën e Lindjes së Krishtit në Bethlehem.

Kryetari i Bashkisë së Betlehemit tha se raundi i parë i bisedimeve ishte konstruktiv. Njoftohet se janë planifikuar bisedime të tjera. Rreth 200 persona, duke përfshirë palestinezë të armatosur, janë ngujuar në kishë qysh nga 2 prilli, të rrethuar nga trupa izraelite.

Kushtet sanitare brenda kishës po rëndohen. Izraeli thotë se palestinezët e armatosur që gjenden aty ose duhet të dorëzohen ose të dërgohen në mërgim të përhershëm.

Palestinezët e kanë hedhur poshtë këtë kërkesë. Ndërkohë, persona të armatosur dhe të maskuar vranë tre palestinezë që dyshohen për bashkëpunim me Izraelin.

Incidentet ndodhën në një zonë të Hebronit ku dje mbrëmë u vra nga një sulm izraelit me raketa një udhëheqës kryesor i organizatës ekstremiste Brigadat Martire Al-Aqsa.

XS
SM
MD
LG