Lidhje

Francezët protestojnë - 2002-04-23


Dhjetra mijë njerëz demonstruan sot në Francë për të protestuar kundër suksesit të udhëheqësit të së djathtës ekstreme, Jean Marie le Pen në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale që u zhvillua të dielën.

Presidenti francez, Zhak Shirak, i cili fitoi numrin më të madh të votave, e ka përjashtuar zhvillimin e çdo debati elektoral me zotin Le Pen. Duke folur sot në Rennes, në fillim të fushatës së tij për raundin e dytë që do të zhvillohet më 5 maj, zoti Chirac tha se nuk dëshiron të ketë bëjë fare me udhëheqësin e Frontit Kombëtar.

Anketat e opinionit tregojnë se në raundin e dytë presidenti Shirak do të fitojë me rezultat të thellë ndaj rivalit të tij.

XS
SM
MD
LG