Lidhje

Betlehem: vazhdon kriza - 2002-04-24


Snajperët e ushtrisë izraelite plagosën një palestinez në një dritare të Kishës së Lindjes së Krishtit në Bethlehem.

Incidenti ndodh ndërkohë që zyrtarët e të dyja palëve kishin në plan të zhvillonin bisedime të tjera me synimin për ti dhënë fund gjendjes së tensionuar që filloi tri javë më parë në këtë kishë.

Ushtarët izraelitë e mbajnë të rrethuar kishën për të kapur palestinezët e armatosur që u strehuan aty kur forcat izraelite hynë në Bethlehem gjatë ofensivës së tyre në Bregun Perëndimor.

Ndërkohë, forcat izraelite vranë dy palestinezë gjatë një bastisjeje në një fshat afër Hebronit. Në Gazë, ushtarët izraelitë vranë tre palestinezë, të cilët sipas ushtrisë, ishin të armatosur dhe po përpiqeshin të hynin në një vendbanim hebraik.

XS
SM
MD
LG