Lidhje

Izraeli kundërshton ekipin hetimor të OKB-së - 2002-04-24


Përfaqësues izraelitë pritet të paraqitën sot në selinë e Kombeve të Bashkuara për të shpjeguar kundërshtimin e Izraelit ndaj ekipit të Kombeve të Bashkuara që do të bëjë hetime rreth atyre që ndodhën në kampin e refugjatëve në Jenin.

Palestinezët thonë se forcat izraelite kanë masakruar civilë, akuzë të cilën Izraeli e hedh poshtë. Autoritetet izraelite thonë se ekipi i OKB-së është ngritur me synimin që Izraeli të shpallet fajtor.

Izraeli kërkon që sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara të përfshijë në ekip më shumë ekspertë ushtarkë dhe të luftës kundër terrorizmit. Zëdhënësi i zotit Annan tha se ai nuk do të bëjë negociata lidhur me përbërjen e ekipit dhe as nuk do të takohet me të dërguarit izraelitë.

Nisja e ekipit është shtyrë për t’u dhënë kohë izraelitëve të takohen me zyrtarë të tjerë të OKB-së. Megjithatë, zoti Annan thotë se pret që ekipi hetimor të jetë në Jenin jo ditën e shtunë.

XS
SM
MD
LG