Lidhje

Kongresi amerikan miraton shkrirjen e agjencisë së Imigracionit - 2002-04-25


Dhoma e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara miratoi me një shumicë dërrmuese votash një plan për shkrirjen e agjencisë së imigracionit dhe zëvëndësimin e saj me dy agjenci të veçanta.

Sipas projekt-ligjit të Dhomës së Përfaqësusve, njëra agjenci do të merret me shqyrtimin e kërkesave për shtetësi amerikane, ndërsa agjencia e dytë do të jetë përgjegjëse për mbikqyrjen e kufijve të vendit.

Mbështetësit e projekt-ligjit thonë se ai do të krijojë një strukturë më të qartë komande, ndërkohë që kritikët thonë se krijimi i dy agjencive të veçanta do ti ndërlikonte çështjet. Shtëpia e Bardhë e ka mbështetur projekt-ligjin, por senati po përgatit një projekt-ligj të ngjashëm. Agjencia e imigracionit është akuzuar shpesh për gabime dhe për mungesë efektiviteti., veçanërisht pas sulmeve terroriste të 11 shtatori.

XS
SM
MD
LG