Lidhje

Komente të ambasadorit amerikan Lawrence Butler - 2002-04-25


Ambasadori amerikan Lawrence Butler, duke folur sot në kuadër të një takimi të Dhomës amerikane të Tregëtisë në Shkup tha se ekonomia e Maqedonisë do të ndihmohej që të zhvillohej brenda tre vjetëve të ardhshëm

"Dhuna etnike tani qëndron prapa nesh, tha amabsadori Butler, dhe tash duhet përqëndruar në sigurinë më të mirë kundër destabilizimeve, duke krijuar vende pune dhe duke zhvilluar ekonominë", ka thënë ai.

Ai ka folur për qëllimet gjatë mandatit të tij në Maqedoni e që janë angazhimi kundër dhunës, zbatimi I Marrëvesjes së Ohrit,arritja e qëndrueshmërisë në vend dhe rimëkëmbja e ekonomisë maqedonase.

-"Qeveria amerikane do të ndihmojë për këto synime", ka thënë Lawrence Butler. Ai ka vërejtur se Maqeodnia ka nevojë për anëtarësim në Organizatën Botërore të Tregtisë WTO, për hapjen e tregjeve maqedonase dhe tregtinë e lirë, përgjithësisht dhe rritjen e prodhimit vendas.

SHBA, përmes ndihmave të USAID ka ngritur një program disa vjeçar për ndihmë Maqedonisë në fushën e ekonomisë, përkatësisht do të themelohet një Këshill Kombëtar Konkurrues I përbërë nga sekrori privat, përfaqësues të qeverisë dhe Organizatave Joqeveritare.

Ambasadori ka përshëndtur ligjin antikorrupsion si një pikë të mirë fillestare. Ai ka bërë të ditur se qeveria amerikane po punon ngushtë me organizata ndërkombëtare për të forcuar luftën e Maqedonisë kundër korrupsionit. –"Maqedonasit duhet të ndiejnë se qeveria e tyre nuk qëndron mbi ligjin dhe ajo duhet të llogarisë në besimin publik", ka shtuar ambasadori amerikan.

Lawrence Butler ka folur edhe për zgjedhjet e ardhshme ndërsa ka shprehur shqetësim për shkrimet në gazeta se vetëm më pak se 45% e votuesve mund të dalin në zgjedhje.

"Problemi me demokracinë është se nëse votuesit nuk e ushtrojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur qeverinë, atëherë ajo do të zgjidhet për ta – dhe ata nuk do ta duan këtë!", ka thënë ambasadori duke bërë me dije se komuniteti ndërkombëtar do të sigurojë një program të fortë vëzhgimi që do të promovojë zgjedhje të lira dhe të drejta.

Ambasadori ka ofruar ndihmën personale dhe të stafit të tij nëse ajo është e nevojshme këtu në Maqedoni.

XS
SM
MD
LG